Beqiri thotë se Ahmeti s’do të kishte asnjë shans në Prishtinë nëse ai do të ishte kundërkanditat

00:36 | 12 Maj 2018
Trina Galanxhi

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur bindjen se Shpend Ahmeti nuk e ka pasur asnjë shans që të jetë kryetar i Prishtinës në mandatin e tij të dytë, nëse ai do të ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

“Asnjë shans Shpend Ahmeti nuk e ka pasur t’i fitojë zgjedhjet nëse unë do të isha kandidat. E them me përgjegjësi të plotë”, ka thënë Beqiri, në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se LDK-ja edhe me Arban Abrashin do të mund ta rikthente Prishtinën, sikur gjërat të shkonin më mirë, duke nisur nga vonesa në përzgjedhjen e kandidatit.

“Nuk ka qenë çështja e moshës a gjeneratave mos nominimi im për kandidat për kryetar të Komunës, sepse kandidatët tjerë të komunave nuk kanë qenë më të ri se unë. Megjithatë, unë kam punuar shumë që të fitojë Arbani”, ka thënë ai./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme