Djali i Fergusonit i befasuar nga ajo që ndodhi me babanë e tij

21:52 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Trajneri i Donacester, Darren Ferguson, ka folur për herë të parë pas shtrirjes së papritur në spital të babait të tij dhe legjendës së Manchester United, Alex Ferguson.

Darren është deklaruar i befasuar me mbështetjen e madhe që ka marrë babai i tij nga të gjithë njerëzit pas përkeqësimit të shëndetit të tij.

Alex Ferguson të shtunën e javës së kaluar është shtrirë me urgjencë në spital pas gjakderdhjes në tru, ku ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një operimi. 76 vjeçari tani ka kaluar këtë krizë për të vazhduar rehabilitimin.

“Unë do të doja të falënderoja numrin e madh të njerëzve që na kanë dërguar mesazhe të mbështetjes”, ka deklaruar Darren.

“Ka qenë diçka e jashtëzakonshme të lexoja se sa njerëzit kujdesen për babanë tim e po ashtu kërkojnë rimëkëmbjen e tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme