Google ADS

“Teheran i fortë do të thotë Ankara e fortë”: Turqia zotohet të mbajë tregtinë me Iranin

20:00 | 11 Maj 2018
Trina Galanxhi

Ankaraja dhe Teherani do të vazhdojë marrëdhëniet ekonimike edhe pse SHBA-të kanë zgjedhur të largohen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Kështu ka deklaruar Ministri i Ekonomisë në qeverinë turke, Nihat Zeybekci, transmeton portali arbresh.info

“Kjo është një mundësi për Turqinë dhe në këtë formë ne do të vazhdojmë tregtinë me Iranin, duke respektuar rezolutën e OKB-së për aktivitet bërthamor”, tha Zeybekci, siç citon agjensia e lajmeve Anadolu.

Ministri turk ka theksuar se Irani është një vend “miqësor dhe vëlla” për Ankaranë.

Vendimi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë vendim që të vendos sanksione të reja ndaj Iranit, duke përfshirë kufizimet financiare që e bënë jashtëzakonisht të vështirë për kompanitë globale të bëjnë biznes me ose në Iran.

Shumë vende evropiane kanë thënë se do të mbrojnë kompanitë e tyre, të cilat ri-hynë në tregun iranian në tre vitet e fundit.

Uashingtoni tha se do t’ju jap kompanive europiane gjashtë muaj për të përfunduar investimet në Iran./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme