Pacolli fton ministrin e jashtëm çek në Kosovë

18:14 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i jashtëm Behgjet Pacolli është duke zhvilluar një vizitë në Greqi, shkruan arbresh.info.

Në margjinat e ministerialit në Sunion, bëhet e ditur se Pacolli është takuar me homologun e tij çek, Martin Stropincky të cilin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën.

“Një takim shumë të frytshëm pata sot me zëvendëskryeministrin çek, homologun tim, njëherësh ministër i jashtëm Martin Stropincky, në margjinat e ministerialit në Sunion të Greqisë. Shtetet janë si njerëzit shpesh, duhet të takohemi që ta zhvillojmë miqësinë, të prodhojmë rezultate për ekonomitë tona, për qytetarët tanë. Prej një kohe të gjatë nuk kemi patur takime në nivel zëvendëskryeministrash. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin në baza dypalëshe dhe shumëpalëshe. E ftova zëvendskryeministrin Stropincky të vizitojë Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqësi”, shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme