Google ADS

Vëllai i Xhafajt fut në ‘sherr’ ambasadorin Lu me Ramën

17:13 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se nëse do kishte diçka të vërtetë lidhur me akuzat e PD-së për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do të kishte reaguar ambasadori amerikan Donald Lu.

Dhe pa kaluar 24 orë nga kjo deklaratë, reagoi ambasadori amerikan, por jo në lidhje me akuzat e PD-së, por për t’i kujtuar Ramës se duhet të flasë në emër të tij, dhe jo të të tjerëve.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”, deklaron Ambasadori Lu.

Për këtë reagim, kryeministri Edi Rama, bëri një statusi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se është punë e tij të thotë atë që mendon.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua.”, -u shpreh Rama./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme