“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.
Në këtë takim, është biseduar për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, si shtyllë qendrore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendit, transmeton lajmi.net.
Duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në Kosovë, kryeministri Haradinaj theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kryeministri Haradinaj u informua për rrjedhën e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe procesin e shkëmbimit të letrave në mes të Presidentit dhe Përfaqësues së lartë të BE-së, znj. Mogherini.
Kryeministri Haradinaj, me këtë rast falënderoi shefen e EULEX-it, Papadopoulou, për punën dhe angazhimin e saj në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.
Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, falënderoi kryeministrin për pritje, duke theksuar se edhe pas përfundimit të mandatit, EULEX-i në rolin këshillëdhënës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.
Pas 15 qershorit të këtij viti, mandati i EULEX-it në Kosovë, do të jetë këshillëdhënës
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...