Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi ambasadorin Sardi për ndihmën e dhënë nga Italia në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata të sigurisë, siç janë INTERPOL dhe EUROPOL.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Gashi e njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e tij si ministër dhe për angazhimet e institucioneve sa i përket luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit etj.
Ambasadori italian siguroi ministrin Gashi për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...