Është mirë që kemi bërë hapa, ato janë të mëdha.
Shpresoj që edhe për atë që ka mbetur në fund, ndërsa është shumë serioze dhe e rëndësishme, do të gjendet zgjidhje e cila do ta respektojë dinjitetin e të dyja vendeve dhe identitetin e qytetarëve, deklaroi sot në Ohër kryeministri, Zoran Zaev në prag të raundit të nesërm të negociatave për çështjen e emrit në Athinë.
Zaev theksoi se Qeveria mbetet maksimalisht e përkushtuar në procesin, si subjekti më përgjegjës, por pret mbështetje edhe nga opozita.
Sa u përket vërejtjeve të opozitës se nuk është informuar për zhvillimin e negociatave me Greqinë, kryeministri tha se kjo është punë e opozitës, të ketë orientim kritik.
“Disa herë kërkuam takim liderësh, duam të brifojmë, por kjo shmanget. Çdo rast të mundur e shfrytëzoj të informoj. E dini se në takimet e fundit nuk ka hapa të mëdha nga ajo që ishte hera e parafundit në Vjenë. E din edhe opozita, ndërsa besoj e dinë edhe qytetarët deri ku kemi arritur”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Ai e transmetoi qëndrimin që iu tha nga opozita në takimin e fundit, se Qeveria duhet ta zhvillojë procesin, ndërsa të informohet opozita kur do të ketë zgjidhje.
“Unë dua që opozita e Maqedonisë dhe pushteti bashkërisht të marrin pjesë në këtë çështje të ndjeshme. Besoj se të gjithë presim t’u garantojmë qytetarëve të RM-së ardhmëri të mirë, dhe në këtë emër do të mbledhim forca të gjejmë zgjidhje të mençur pas të cilës do të qëndronin të gjithë liderët në vend”, tha Zaev.
I pyetur për indiciet për keqpërdorimin e parave shtetërore gjatë blerjes së objekteve për ambasada dhe përfaqësi diplomatike të RM-së në vend, Zaev tha se institucionet janë të obliguara këtë ta procesuojnë deri te organet hetuese kompetente.
“Nëse ka përgjegjësi, nëse konfirmohen keqpërdorime, gjithsesi do të procedohen vetë lëndët, nëse ka fajtor do të përgjigjet”, tha kryeministri.
Ai paralajmëroi aktivitete, por edhe mbyllje të ambasadave të RM-së, varësisht nga nevojat.
“Besoj se të paktën në dy-tre vende kemi ambasada prej të cilave nuk kemi dobi, ndërsa nuk kemi në vende ku duhet të ketë. Kjo është pasojë edhe e depërtimit politik dhe ndikimit të cilin duam ta realizojmë, ndërsa pjesa e dytë ndoshta më e rëndësishmja – për ndikimin ekonomik. Momentalisht së bashku me zëvendëskryetarin e Çështjeve Ekonomike, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Ekonomisë biseduam për atashetë ekonomike, duam ta kthejmë ashtu si i ka çdo vend”, tha Zaev.
Ai nuk saktësoi konkretisht ku duhet të mbyllen përfaqësi të caktuara diplomatike, por i përmendi Azerbajxhanin dhe Jordaninë si vende me tregje të mëdha potenciale për prodhimet e Maqedonisë ku vendi ynë duhet në mënyrë më përkatëse të prezantohet./AIM/
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...