Zaev: Shpresojmë se do të gjendet zgjidhje për emrin

15:52 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Është mirë që kemi bërë hapa para, ato janë të mëdha.

Shpresoj se edhe ajo që ka mbetur për fund, ndërsa është serioze dhe e rëndësishme, do të gjendet zgjidhje e cila do të respekton dinjitetin e dy vendeve dhe qytetarëve. Kështu ka deklaruar sot në Ohër kryeministër Zoran Zaev, në prag të takimit të nesër për çështjen e emrit në Athinë.

Zaev theksoi se Qeveria mbetet maksimalisht e përkushtuar në procesin, si subjekt më me përgjegjësi, por se pret edhe përkrahje nga opozita. Sa i përket vërejtjeve të opozitës se nuk është e informuar për rrjedhën e bisedimeve me Greqinë, Zaev tha se kjo është punë e opozitës, të jetë e orientuar në mënyrë kritike.

“Disa herë kemi kërkuar takim liderësh, dëshirojmë të brifojmë, por kjo po shmanget. Çdo mundësi që e kam e shfrytëzoj për të informuar. E dinë opozita, besoj e dinë edhe qytetarët deri ku kemi arritur”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, transmeton Shenja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme