Google ADS

Neymar model për fanellën e PSG-së të sezonit të ardhshëm

15:42 | 11 Maj 2018
Arbresh Info

Informatat që Neymar mund t’i jap fund aventurës së tij në Paris Saint Germain nuk kanë prekur aspak klubin pasi ata kanë vendosur brazilianin në qendër të fokusit gjatë prezantimit të fanellave për sezonin 2018/19.

Në faqen zyrtare të PSG-së, braziliani është në qendër të lojtarëve të tjerë si Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Dani Alves dhe Marco Verratti që gjenden të gjithë në prapavijë transmeton portali arbresh.info.

Ai është gjithashtu lojtari i vetëm në reklamën për Instagram që klubi e ka lëshuar gjithashtu.

‘Marca’ ka raportuar të premten se babai i lojtari tashmë ka informuar klubin për qëllimin e djalit të tij për largim këtë verë. Ata kanë një qëllim të qartë – transferimin në Real Madrid. Megjithatë, PSG është e vendosur për të mos u dorëzuar.

“Neymar nuk është në shitje”, ka thënë ata për gazetën.

Superylli aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi i këmbës në fund të muajit shkurt në fitoren 3 me 0 kundër Marseilles./arbresh.info/

https://instagram.com/p/BioutZcnw8v/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme