Enis Bardhi thotë se rikthimi i formës së Levantes së fundmi i ka dhënë besimin atyre për të menduar madje se mund të mposhtin këdo.
‘Los Granotas’ do të përballen me Barcelonën në Ciutat de Valencia të dielën pasi morën pikë maksimale nga katër ndeshjet e tyre të fundit dhe mesfushori shqiptar beson se këtu nuk ekziston ndonjë arsye pse ata të mos përmbysin skuadrën e Ernesto Valverdes, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke shfaqur që mund të mposhtim çdo skuadër tani, madje edhe pse jemi lojtarët e ngjashëm si më parë”, ka thënë Bardhi për kanalin zyrtar të Levantes.
“Megjithatë, ne tani kemi ndryshuar mentalitetin tonë dhe skuadra ka besim, gjë që është shumë e rëndësishme në futboll dhe në fund ju merrni pikët tuaja. Ne thjeshtë kemi nevojë për atë besim. Ne jemi shumë të lumtur me trajnerin tonë Paco Lopez sepse ai na ndihmon shumë”
Bardhi është kthyer në një specialist i gjuajtjeve të lira këtë sezon pasi ka shënuar vetëm një më pak se Lionel Messi nga situatat e tilla.
“Unë nuk mendoj asnjëherë nëse duhet të godas unë gjuajtjen e lirë, por ato nxjerrin më të mirën nga unë madje edhe nëse unë jam duke menduar vetëm për lojën dhe për të luajtur në përgjithësi. Jam i lumtur për të ndihmuar skuadrën time për të marrë sa ma shumë pikë, por pa bashkëlojtarët e mi unë nuk mund të shënoj kaq shumë gola”, ka shtuar Bardhi.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...