Daçiq: Nuk e njohim Kosovën, edhe nëse dikush na pengon në rrugën drejt BE-së

13:12 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Do të ishte një sukses i madh nëse Kosova dhe Serbia do të arrinin një marrëveshje kompromisi, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm serb përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por vetëm do të synojë një marrëveshje me kompromis.

“Edhe nëse dikush i thotë jo anëtarësimit në BE, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovën”, tha ministri serb, transmeton lajmi.net.

Daçiq gjithashtu akuzoi Perëndimin se po e mbrojnë Kosovën.

“Perëndimi po i thotë Prishtinës të mbetet në pozicionet aktuale. Ne duhet të jemi të vetdijshëm për pasojat e të gjitha vendimeve tona”, theksoi Ivica Daçiq.

Ministri serb vizitën e Vuçiqit në Serbi e vlerësoi si konfirmim të raporteve të mira serbo-ruse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme