Kryetari i LDP-së, Ćedomir Jovanović lidhur me njohjen ndaj Kosovës dhe formimin e Asociacionit tha se “kam qenë gjithë kundër marrëveshjes që do të nënkuptonte ndarje të brendshme të shoqërisë në Kosovë.
“Shoh dy probleme në dialog e para është se Rusia është duke u koncentruar në Beograd duke i ndihmuar për politika konflikte të ndryshme. Ndërsa pranimi i ndërsjellët nuk është real sepse mendoj qe Serbia nuk duhet të ju imponohet një gjë e tillë. Ne marrim pjesë ne dialog dhe Prishtina është e qartë po çfarë dëshiron Beogradi ai dëshiron diçka por këtë nuk mund ta thotë pasi nuk mund të bëhet dhe marrëveshja e mirë që dikush të humb diçka. Një rast i tillë mund të jetë që Serbia të thotë na jepni në Mitrovicën Veriore dhe në do të ju lemë që të integroheni por çka do të ndodh më vendet e tjera të rajonit. Prandaj shoqëria jonë nuk është e haptë të shohë një zgjedhje të mirë për Kosovës. Për Serbinë duhet të jetë primare që serbet që jetojnë në Kosovë të ndihen si në shtetin e vetë. Ne patëm planin e Ahtisarit dhe është refuzuar nga serbët duke u shpallur njëanshëm shteti i Kosovës. Është një qëndrim i qartë se vendimi për njohje të Kosovës nuk mund të jetë vendim individual”, ka thënë Jovanovic.
Ai tutje ka shtuar se është e rëndësishme të shikohen të gjitha anët sepse Serbia nuk ka paqe ende as me shtetet e tjera më të cilat ishte ne konflikte më herët.
“Me vjen keq nëse epilogu i dialogut do të përfundoj më një marrëveshje jo të mirë dhe pa e pyetur shoqërinë për këtë. Për fat të keq kisha jonë më shumë ka ndikim në Serbi me politikë dhe me nënkembzat”, ka thënë ai.
Jovanovic ka thënë se i intereson se si do të mund të zhvillohen njerëzit që kanë përjetuar ferrin.
“Mua me intereson se si do të mundohen të zhvillohen njerëzit qe kanë përjetuar ferrin. Mua më intereson sundimi i ligjit por shoqëria jonë nuk ka kohë për këtë. Do të thotë se ne jetojmë në një paqe të përkohshme deri sa të vjen të lufta e radhës. Unë nuk dëshiroj që edhe fëmijët e mi të përjetojnë këtë tmerr. Unë dua që të zgjidhet kjo çështje dhe të jetojmë në paqe. Rusia i shikon interesat e veta dhe nuk merret shumë se çfarë ndodh me jetën e serbëve. Dua të ndryshoj shoqëria dhe nuk na nevojitet cirku nga Mitrovica nuk e kam kuptuar marrëveshjen ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.
Çfarë shteti jeni ju që nuk e kuptoni këtë dhe ne nuk do të kërkojmë leje të hymë këtu, pastaj Lista Serbe del nga qeveria, nuk më pëlqen kjo mënyrë. Asnjëherë nuk është menduar për njerëzit që jetojnë këtu dhe për jetën e tyre. Tragjedia jonë është ajo qe po e ndal shoqërinë tonë dhe nuk pres përgjigje se çka ka ndodhur në janar në Mitrovicën Veriore kjo destabilizon vendet. Dy shtetet duhet të kërkojnë ndihmë për të dalë nga kjo situatë” ka thënë Jovanovic.
Ai ka thënë se janë një sërë çështjesh të cilat kërkojnë më shumë vëmendje dhe intervenim për t’jua lehtësuar qytetarëve jetën të cilët jetojnë këtu në Kosovë, ka thënë ai./arbresh.info
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...