Diskutimi i KDI-së, “Perspektiva Evropiane dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi ka bërë bashkë sot zëvendëskryeministrin Enver Hoxha dhe Kryetarin e Partisë Liberale Demokratike Ćedomir Jovanović.
Me këtë rast Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu ka thënë se procesi i dialogut për normalizimin e dy shteteve është duke shkuar drejt mbylljes edhe pse ka pasur uljet e ngritjet e veta.” Kemi shumë marrëveshje nga këto bisedime të cilat nuk po zbatohen, ky proces ka pasur për qellim që të arrin një marrëveshje.
Sot do të diskutojmë dhe do të shohim këndvështrimet e këtij procesi të partisë opozitare në Serbi. Do të dimë se cili është mendimi i tyre dhe i qytetarëve Serbë”.
Ndërsa Kryetari i LDP-së, Ćedomir Jovanović tha se Qeveria Serbe është dashur të ndryshoj qasje me herët lidhur më Kosovën.
“Unë nuk jam i lumtur për këtë sepse kemi humbur të gjitha hapësirat si shoqëri. Unë kam përkrahur marrëveshjen e 2013-ës dhe kam përkrahur dialogun. Shoh së është ndryshuar retorika. Shoqëria jon duhet të transformohet lidhur më Kosovën. Mendoj se Beogradi duhet të ndryshoj politiken. Është problem i veçantë kur Serbia pranon Sheshelin dhe kjo nuk pranohet. Shoqëria jonë në Serbi ende nuk e ka pranuar realitetin dhe jo rastësisht ne sot nuk mund të llogarisim që të marrin pjesë në rregullimin e problemeve ne vetë formojmë marrëdhëniet tona . Bota duhet të kuptoj se sa është e rëndësishme të mbyllen këto hapësira në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të angazhohemi të sjellim paqen sepse tashmë kanë kaluar luftërat. Ne rast se Serbia vazhdon të injoroj që Kosova është shtet i Pavarur për ta nuk është e lehtë por duhet të angazhohen që të shkojnë përpara si shtet dhe të integrohen” tha ai./arbresh.info.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...