Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një pronë rurale në Australinë perëndimore, konfirmoi policia.
Trupat e katër fëmijëve dhe tre të të rriturve janë gjetur të premten në qytetin Osmington.
Autoritetet nuk thanë se si kanë vdekur viktimat, por konfirmuan se kanë gjetur dy armë zjarri në vendin e ngjarjes.
Policia tha se nuk ka kërcënim për sigurinë publike.
“Trupat e dy të rriturve janë gjetur jashtë dhe pesë trupa janë gjetur brenda një ndërtese në pronën rurale”, tha komisionari i policisë, Chris Dawson.
“Duket se ka plagë nga të shtënat, por nuk dua të shkoj më tej se kaq”, tha ai.
Nëse konfirmohet se është vrasje masive, ajo do të jetë më e rënda në Australi qëkur një masakër në Tasmania mori jetën e 35 njerëzve në vitin 1996./REL
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...