Neymar i ka thënë bashkëlojtarëve të tij te Paris Saint Germaini se ai do të largohet nga klubi këtë verë nëse Brazili fiton Kampionatin Botëror.
Sulmuesi nuk ka arritur të adaptohet me jetën në kryeqytetin francez dhe vazhdimisht është përfolur për një rikthim në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Neymar u largua nga Barcelona verën e kaluar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, por klubi katalunas ka distancuar vetëm nga rikthimi i brazilianit sërish në klub brenda një të ardhme të afërt.
Megjithatë, rivali në La Liga, Real Madridi raportohet se është shumë i interesuar për të nënshkruar me Neymarin dhe ‘Los Blancos’ tani janë të alarmuar me ndryshimin e fundit rreth sagas së sulmuesit.Bazuar në gazetën spanjolle ‘Mundo Deportivo’, Neymar i ka njoftuar bashkëlojtarët brazilianë si Dani Alves, Thiago Mottas, Marquinhos dhe Thiago Silva për qëllimet e tij që të largohet nëse fiton Kampionatin Botëror këtë verë.
Skuadra franceze doli për një vakt ekipor pasi mposhtën Les Herbiers në finalen e Kupës së Francës të mërkurën, ku 26-vjeçari ua ndau lajmin tronditës.
Gazeta e lartpërmendur raporton që Neymar beson se rrugëtimi i tij në Liga “ka përfunduar”.
Ish ylli i Santos do të siguroj një tarifë madhështore për transferim nëse ai do t’i bashkohet Real Madridit./arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...