Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj 6 njerëzve dhe tre kompanive që kanë lidhje me Gardën Revolucionare Iraniane.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se masat ndëshkuese shënjestrojnë ata që kanë kanalizuar miliona dollarë tek Garda Revolucionare për të financuar aktivitetet e saj të liga. Sipas Munchin, Banka Qendrore Iraniane e ka ndihmuar gardën që të sigurojë dollarë amerikanë për operacionet e saj. Kryefinancieri i SHBA tha se individët e shënjestruar nga sanksionet ishin iranianë.
Sanksionet më të fundit vijnë pasi Donald Trump tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe premtoi rikthimin e masave shtrënguese ndaj republikës islamike. Sanksionet e ndërmarra në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë çdo amerikan apo kompani amerikane që të bëjnë biznes me ata që janë objekti i masave.
Munchin tha se SHBA do të bëjë gjithçka që mundet për të ndërprerë financat dhe burimet e Gardës Revolucionare Iraniane dhe operacionet e saj terroriste. Analistët mendojnë se pas tensionimit të situatës mes Iranit dhe Izraelit, sanksionet amerikane që vijnë në të njëjtën kohë, mbase jo fare rastësisht, duket se po i hedhin më shumë benzinë zjarrit. top channel
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin