UP-ja pranon edhe 2223 studentë në afatin e dytë

08:45 | 5 Gusht 2015
Arbresh.info

Edhe 2223 studentë të rinj do t’i shtohen Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” në konkursin plotësues (të dytë). Kështu ka propozuar Senati i këtij Universiteti, i cili gjithashtu për nivelin master ka parashikuar të pranohen 2976 studentë.

Kandidatët për studentë në Fakultetin Ekonomik do të kenë mundësi të sprovojnë edhe një herë dijen, pasi që në këtë Fakultet për herë të parë kanë mbetur vende të lira. Por, kjo mundësi nuk do t’u jepet në Fakultetin e Edukimit dhe atë të Mjekësisë ku vendet për studim janë plotësuar në afatin e parë të konkursit, si dhe në Inxhinieri Kompjuterike, drejtim ky po ashtu shumë i kërkuar në konkursin e parë publik.

Vende të lira për studim figurojnë edhe te komunitetet. Në këtë konkurs ashtu siç ka vepruar gjithë pas luftën, komuniteti serb ka refuzuar të paraqitet për studim në UP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme