Dashi
21.03-20.04
Nuk i keni punët mirë me financat e përbashkëta. Nuk është koha e duhur të bëni shpenzime të mëdha. Fokusohuni në pagesën e kredive. Nëse paratë nuk po vijnë aq shpejt sa dëshironi, mendoni të bëni ndryshime. Kur keni një diskutim nga zemra në zemër me partnerin romantik apo biznesor, do të ndiheni më të lehtësuar. Në vend se të provoni të mbani qëndrim të guximshëm duhet të përballeni me të vërtetën e një situate të vështirë. Bashkoni forcat e strategjitë që ta tejkaloni një problem.
Demi
21.04-20.05
Duket sikur një person i dashur ka përfituar prej jush. Në vend se ta duroni, ngrini zërin. Meritoni të trajtoheni me mirësinë që u jepni të tjerëve. Kurdo që nuk e arrini këtë, duhet ta rishqyrtoni raportin me tjetrin. Jeni beqarë? Në vend se të kërkoni dashurinë, përqafojeni lirinë. Shkoni në një udhëtim në ndonjë vend që ju inspiron dhe ju pëlqen. Kur largoheni nga gjërat e zakonshme mund të lidheni me anën shpirtërore. Përgatituni për zbulime të pafundme.
Binjakët
21.05-20.06
Është koha të përshtatni shprehitë e dietës. Nëse keni krijuar shprehinë që të hani shumë, është koha të ndaloni. Një drekë e shëndetshme në punë jo vetëm do t’ua përmirësojë shëndetin, por edhe do t’ju kursejë para. Në vend se të mbështeteni tek sheqeri, ëmbëlsirat e përbërësit aditivë, duhet të zgjidhni me kujdes përbërësit. Jeni shumë të zënë për të përgatitur ushqim? Mendoni të investoni në përgatitje të ushqimit që ofron cilësi.
Gaforrja
21.06-20.07
Është tunduese të neglizhoni përgjegjësitë për shkak të dashurisë. Në vend se t’u ktheni shpinën njerëzve që varen nga ju, përmbushni nevojat e tyre. Mund të argëtoheni më vonë, kur orari juaj të qartësohet. Nëse së fundi keni rënë në dashuri, do të keni dëshirë të kaloni më shumë kohë me të dashurin. Ky qëndrim obsesiv mund t’ju krijojë telashe me miqtë. Të dashurit tuaj kanë qenë gjithmonë me ju dhe nuk duhet t’i braktisni.
Luani
21.07-20.08
Mos u ikni punëve shtëpiake. Rregulloni gjërat, riparoni orenditë e thyera dhe zëvendësoni pajisjet jofunksionale sepse janë esenciale për produktivitetin tuaj. Nëse neglizhoni një problem të vogël mund të ju dalë një më i madh. Bëjani vetes një të mirë dhe thërrisni një profesionist, sado që duhet të shpenzoni. Nëse doni të zhvendoseni diku, kërkoni një vend të ri për të jetuar. Duke u munduar t’u ikni gjërave të pashmangshme do ta përkeqësoni situatën.
Virgjëresha
21.08-20.09
Tregoni vullnet t’i lini mënjanë disa nocione. Me një qëndrim më mendjehapur, do të tërhiqni mundësi të mëdha edukative. Mësoni nga dikush që është më i vjetër sesa ju. Mund të mësoni shumë edhe nga dikush që e keni nënvlerësuar. Duhet forcë ta pranoni dhe t’i kërkoni instruksione. Por duke e bërë këtë, do të bëni miq të rinj dhe do të zbuloni shumë burime të fshehta.
Peshorja
21.09-20.10
Nuk është koha të shijoni lukse. Një shpenzim i madh po ju del përpara dhe duhet ta tejkaloni. Derisa të tjerët adhurojnë komoditetin tuaj, nuk mund të lejoni që dashuria juaj për ekstravagancën t’ua zvogëlojë stabilitetin financiar. Nëse keni pasur telashe të paguani faturat, është koha të gjeni një punë që paguhet më mirë. Një mundësi shitjeje ia vlen të ndiqet. Përdorni shkathtësitë bindëse të shtyni përpara produkte e shërbime.
Akrepi
21.10-20.11
Edhe pse jeni anëtarë të vlefshëm të ekipit, nuk duhet të veproni sikur jeni më të rëndësishëm se të tjerët. Bëjeni mision t’i trajtoni të gjithë me dinjitet dhe respekt. Kur keni një qëndrim më të përulur, edhe popullariteti juaj rritet. Të dashurit tuaj do të bëhen më bashkëpunues dhe do ta keni më të lehtë të bëni kompromise. Keni vërejtur se është rritur distanca ndërmjet jush dhe një partneri? Përfitoni nga rasti ta mbushni këtë boshllëk.
Shigjetari
21.11-20.12
Edhe pse keni përjetuar një seri zhgënjimesh, mos lejoni t’ju mposhtin. Ende jeni me shumë fat. Secilën herë që ndiheni të lodhur e doni të zmbrapseni, numëroni gjërat e mira që keni. Jeni të papunë? Është e kuptueshme që jeni shqetësuar për punën. Shpërndajeni fjalën se po kërkoni punë mes miqve, të afërmve e fqinjëve.
Bricjapi
21.12-20.01
Po ndjeni tundimin t’i kërkoni një favor një miku. Në vend se të bëni presion mbi këtë person t’u shkruajë një letër rekomandimi apo diçka tjetër, provoni të vazhdoni vetë. Kësisoj, do ta keni satisfaksionin që e keni arritur vetë me plotë meritë. Nëse takoni një individ që nuk e pëlqeni, mos ndjeni presionin të bëheni miq. Nuk keni nevojë për të që ta realizoni një ëndërr. Gjithë çfarë duhet është fokus dhe përcaktim.
Ujori
21.01-20.02
Nëse përdorni autoritetin që keni mbi të tjerët, do të shkaktoni kaos. Edhe pse keni masë të madhe të kontrollit në punë, duhet ta shfrytëzoni vetëm për përfitime të grupit. Sjellja egoiste do të ju kushtojë në punë, besnikëri e miqësi. Kur ju jepet mundësia të shpërbleni ekipin apo të merrni bonus për veten, zgjidheni të parën. Divizioni juaj shumë shpejt do të bëhet më i miri i gjithë organizatës, duke ju dhënë reputacionin e një lideri të admirueshëm e të aftë.
Peshqit
21.02-20.03
Vetëm për shkak se ndieni një nevojë të fuqishme për një çështje nuk do të thotë se edhe të tjerët e kanë. Rezistoni idesë të mësoni njerëzit se si ta kalojnë kohën e tyre. Të gjithë jemi shumë të ndryshëm. Kjo e bën botën të llojllojshme dhe interesante. Ndihuni të lirë të ndiqni interesat tuaj derisa të tjerët vazhdojnë planet e tyre. Nëse kërkoni mbështetje, bashkohuni në një organizatë a klub. Është vendi i duhur të diskutoni tema të preferuara.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?