Shqipëria përfaqësohet edhe këtë vit në Marche du Film në Festivalin e Kanës. Me një stendë të përbashkët, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë dhe Qendra e Kinematografisë e Kosovës prezantojnë projektet e reja dhe projektet kinematografike të realizuara, në këtë market të rëndësishëm.
Në 13 Maj dy qendrat kinematografike ftojnë në një recepsion koleget e qendrave të tjera ballkanike dhe europiane, institucionet publike dhe private, producente, distributorë dhe drejtues festivalesh për të forcuar networkun midis tyre dhe kinematografinë shqiptare. Më 14 Maj do të zhvillohet në Pavionin Italian, CANNES BALKAN DAYS COPRODUCTIONS MEETING. Kana shënon takimin e parë i cili do të pasohet nga takimi në Tiranë gjatë edicionit të dyte të Balkan Film Market, që do të zhvillohet 3-7 Tetor dhe takimi i tretë do të jetë në Romë gjatë zhvillimit të MIA Market që është më i rëndësishmi i këtij lloji në Itali.
Ky aktivitet organizohet nga Roma Lazio Film Commission në partneritet me Balkan Film Market dhe qendrat kinematografike të Ballkanit, Albanian National Center of Cinematography / Bulgarian National Film Center / Croatian Audiovisual Centre / Macedonian Film Agency / Film Centre of Montenegro / Film Center Serbia. Në ketë takim do të prezantohen projektet ballkanike të cilat kërkojnë financim dhe partneritet nga produksionet dhe institucionet italiane. Gjithashtu filmi shqiptar “Derw e hapur” do të prezantohet në seksionin “Work in Progres’ ku është zgjedhur nga AGORA së bashku me 4 projekte të tjera ballkanike.
Më 14 Maj në ora 14:00 filmi do të shfaqet në Palais K në Kanë. Derë e Hapur me regji të Florenc Papas është një projekt filmik që ka filluar në verën e vitit 2015. I mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë (QKK) në vitin 2016, skenari I këtij filmi u pranua në First Film First, ku regjisori Papas pati mundësi ta zhvillojë atë. Më pas projekti u zhvillua në programe të tjera si Midpoint, Priforum dhe Eastweek.
Më pas në fillim të vitit 2017 realizoi një pitch (prezantim) në Sofia Meetings. Ky projekt gjithashtu ka mbështetjen e QKK Kosovë dhe shumë forumeve te tjera ballkanike dhe europiane si SEE cinema Netëork, StarMediaFilm Molodist Boat Meeting’s ku u vlerësua si projekti më i mirë. Në shtator të vitit 2017 “Dere e Hapur” fitoi mbështetjen financiare nga Eurimages, duke konfirmuar edhe njëherë kualitetin e këtij projekti ambicioz, nga ky institucion i rëndësishëm europian.
Agora një nga platformat më të rëndësishme që mbështet e promovon projekte filmike nga Greqia dhe rajoni në pjesën e postproduksionit që zhvillohet në Nëntor gjatë Festivalit të Selanikut ka përzgjedhur Derë e Hapur për ta paraqitur në festivalin e Kanës, dhe prezantuar përpara agjentëve të shitjeve, distributorëve dhe programuesve të festivaleve. Në 15 Maj do zhvillohet edhe mbledhja e radhës e EFP, European Film Promotions ku Shqipëria bën pjese si anëtare me të drejta të plota që prej vitit 2010./gsh/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...