Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha në një intervistë për Kanal5 thotë se nuk është e rëndësishme të jesh vetëm i shkolluar, por edhe përvoja në terren dhe nuk sheh asgjë të keqe për emërimin e tij si këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev, njofton Medial.
Deklarata e tij e dhënë në vitin 2015 e cila kishte të bëj me atë se ai ndihej krenar për shokët e tij të cilët kishin vrarë 8 policë nga njësiti “Tigrat”, është keqkuptuar dhe i keqinterpretuar.
“Në atë kohë kur incidenti të gjithë e dinin se unë nuk i mbështesja as qeverinë kriminele të atëhershme e aq më pak edhe grupet e armatosura. Shoh që kjo është keqinterpretuar dhe tani nuk është momenti që ti përgjigjem këtyre pyetjeve. Pse nuk pyesin dëshmitarët policët në Haraçinë, 13 policë të cilët ishin marr peng ku unë menjëherë për 5 minuta shkova dhe i lirova, 7 të cilët ishin maqedon, të tjerët ishin nga nacionalitete tjera dhe të gjithë ata sodë më falënderohen, falënderues janë për atë se un i kam shpëtuar”, ka thënë Hoxha.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...