Macron pret Ramën në Elysee, gati çelja e negociatave për anëtarësim në BE

23:35 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Takimi i datës 15 të këtij muaji, që pritet të nisë në orën 11:00, shihet si konfirmim i mbështetjes franceze për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do ta takojë presidentin francez Emmanuel Macron të martën e javës së ardhshme në Pallatin Elysee.

Takimi njëorësh pritet të jetë konfirmim i mbështetjes franceze për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Me këtë vizitë kryeministri shqiptar vërteton deklaratat e tij të mëhershme se nuk ka skepticizëm as nga Gjermania as nga Franca për nisjen e këtij procesi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme