E gjithë Europa “çmendet” pas Eugent Bushpepës, edhe kjo i ndodhë Instagram-it të tij

23:11 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Eugent Bushpepa ka bërë një përfaqësim dinjitoz në natën e parë gjysmëfinale.

Ai interpretoi në gjuhën shqipe këngën “Mall” duke bërë një interpretim korrekt notash dhe performanca e tij u vlerësua shumë mirë nga kritikët e muzikës, por edhe nga personat e thjeshtë siç u pa në komentet në rrjetet sociale, shkruan Intv.al.

Zëri briliant i Eugentit nuk i shpëtoi as revistës prestigjioze britanike “The Sun” e cila i dedikoi një artikull këngëtarit shqiptar.

Por një “ndryshim” ka ndodhur edhe në Instagramin e tij personal, shifrat e të cilit na tregojnë fare qartë se sa shumë e kanë pëlqyer performancën e Eugentit në Eurovision Song Contest 2018.

Para paraqitjes së tij, Eugenti kishte rreth 18 mijë ndjekës në Instagram, por vetëm dy ditë pas performancës magjike, shifrat e ndjekësve në Instagram kanë shkuar rreth 24 mijë, pra diku te 6 mijë ndjekës më shumë. Nuk është shifër e vogël për dy ditë, urime Eugent, shpresojmë me një fitore!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme