Mësuesi që para dy ditëve me shkop të drurit e kishte rrahur një nxënës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovsko” në Butel të Shkupit, është suspenduar derisa të zgjidhet rasti i plotë.
Nga Komuna e Butelit thonë se për këtë rast janë njoftuar kryetari i komunës, drejtori i shkollës dhe prindi i nxënësit dhe me ta është kryer bisedë informative.
Gjithashtu nga Komuna e Butelit shtojnë se në përputhje me Ligjin për shkollat fillore dhe Ligjin për marrëdhënie në punë, udhëheqësia e shkollës fillore në të njëjtën ditë kur ka ndodhur rasti ka sjellur vendim për suspendim të profesorit në fjalë deri në zbardhjen e këtij rasti dhe vendimi përfundimtar.
Ndërsa në ditën e incidentit në shkollë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej ku kërkuan që rasti të zbardhet dhe të merr epilog./Telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...