Shumë njerëzve u duhet të përshpejtojnë metabolizmin, prandaj kanë vështirësi të humbin peshë, pavarësisht dietave.
Duke patur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht.
Pija me xhinxher dhe mente ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe për rrjedhojë rënien në peshë.
Këto janë shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:
Shëndoshemi lehtësisht
Pavarësisht dietave e kemi të vështirë të humbim peshë
Tentojmë të mbledhim dhjam rreth belit
Jemi njerëz të ftohtë
Ndjehemi shpesh të lodhur
Mezi zgjohemi në mëngjes
Tretja jonë është e ngadaltë dhe e rëndë
Mund të kemi tendencën e kapsllëkut
Receta e xhinxherit dhe mentes
Për të përgatitur këtë pije ju duhet mente e freskët, një degë, një copë xhinxher i freskët, ose 6 gr xhinxher pluhur, 1 litër ujë dhe stevia për ta ëmbëlsuar.
Përgatitja:
Mjafton ti kalosh në frulator të gjithë këta përbërës dhe më pas e filtrojmë. Mund të pihet e ngrohtë ose e ftohtë. Për të dhënë efektet duhet ta konsumojmë larg vakteve, sidomos në mëngjes esëll. Në këtë mënyrë e nisim ditën me energji dhe gati për të djegur kalori./tch/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...