A e dini se ekzistojnë tri shenja dalluese tek partnerët që tradhtojnë partnerët e tyre?
A e dini se femrat të cilat fitojnë më pak se partnerët e tyre janë më pak të predispozuara të tradhtojnë, në krahasim me meshkujt të cilët, nëse nuk sjellin më shumë të ardhura në shtëpi, janë më të predispozuar për të pasur aventura?
Lexoni mbi 10 të vërtetat rreth tradhtisë në martesë:
Mbi gjysma e burrave që tradhtojnë, janë të lumtur në martesat e tyre
56% e burrave të cilët kanë aventura jashtëmartesore, në fakt, janë të kënaqur me martesat e tyre, sipas një studimi të realizuar nga Helen Fisher, profesor/doktor-e e antropologjisë biologjike në Universitetin Rutgers. Krahasimisht, vetëm 34% e femrave të cilat tradhtojnë, janë të kënaqura nga martesa e tyre.
Diferencat e arsyeve për të cilat tradhtojnë femrat në krahasim me burrat
Femrat dhe meshkujt veprojnë nën motivime (shtytëse) të ndryshme atëherë kur tradhtojnë. Burrat në fakt, kërkojnë për të kënaqur nevojat e tyre seksuale dhe nevojën akute për vëmendje, ndërkohë që femrat, të cilat kanë aventura jashtëmartesore, përpiqen të mbushin një mangësi emocionale që ekziston në martesë. Femrat kanë tendencën të afeksionohen me të dashurin dhe të angazhohen në këto lloj marrëdhënieje për shkak të vetmisë që ato ndjejnë në martesën e tyre. Nga ana tjetër, burrat janë të motivuar më tepër seksualisht dhe ndodh rrallë të bien në dashuri me të dashurën, thotë antropologia Helen Fisher.
Tradhtia NUK është arsyeja kryesore e ndarjeve (divorcit)
Tradhtia nuk është arsyeja kryesore për të cilën çiftet e pamartuara ndahen, nuk është rasti kur flasim për personat e martuar. Janë arsye të tjera ato të cilat peshojnë më rëndë kur vjen fjala për divorc, jo kryesisht tradhtia. Personat e martuar ndahen më tepër si rezultat i papajtueshmërisë dhe mungesës së komunikimit.
Nëse dyshoni se partneri të tradhton, ju duhet të bisedoni për këtë, pavarësisht nëse ke apo jo dëshmi konkrete.
Është e rekomanduar që, në çastin kur ke një dyshim sado i vogël dhe i pakonfirmuar se ai të tradhton, duhet patjetër të bisedosh me partnerin. Edhe pse bashkëshorti/ja i/e dyshuar për një marrëdhënie jashtëmartesore mund të jetë në fakt besnik/e, dyshimet janë një shenje e qartë se besimi reciprok mungon. Kështu që të tjera probleme janë në çift, pavarësisht se materializimi i tyre bëhet nëpërmjet dyshimeve për tradhti. Për këtë arsye, duhet pasur një bisedë për të zgjedhur këtë problem dhe për të rifituar besimin tek partnerin/ja.
Femrat me të ardhura më të ulëta në krahasim me ato të partnerëve të tyre janë më pak të predispozuara të tradhtojnë
Një studim i realizuar nga Universiteti Cornell mbi lidhjen midis të ardhurave të partnerëve dhe sa të shpeshta janë aktet e pabesisë kur në mes hyjnë “të ardhurat”, tregojnë se femrat të cilat fitojnë më pak se burrat e tyre, janë më pak të predispozuara të tradhtojnë. Besnikëria e femrave me të ardhura më të ulëta ka të bëjë edhe me faktin se ato kanë mundësi për të tradhtuar më pak, dhe kur një mundësi të tillë u ofrohet, ato refuzojnë një të dashur sepse nuk duan të rrezikojnë martesën e tyre dhe kushtet e jetesës së deritanishme.
Burrat janë të predispozuar të tradhtojnë nëse partneret e tyre sjellin më shumë të ardhura në shtëpi
I njëjti studim i Universitetit Cornell tregon se burrat të cilët varen financiarisht nga bashkëshortet e tyre janë më të predispozuar për tradhti. Sa më të ulëta të jenë të ardhurat e tij në krahasim me të saj, ekzistojnë rreziqe më të mëdha që partneri të shkojë drejt një marrëdhënieje jashtëmartesore.
Burrat të cilët fitojnë më shumë dhe sigurojnë jetesën për të gjithë shtëpinë, tradhtojnë më shpesh
Në mënyrë ironike, specialistët e Universitetit Cornell kanë konstatuar se burrat të cilët sjellin më shumë të ardhura në shtëpi, tradhtojnë më shpesh në krahasim me ata me të ardhura pothuajse të barabarta me partneret e tyre.
Metoda më e mirë për të kaluar mbi tradhtinë në çift është:
Terapia në çift! Nëse aktin e tradhtisë nuk e bën të tradhtuarin të largohet dhe të ndahet sa më shpejt e mundur, por, përkundrazi, të përpiqet të luftojë me poshtërimin dhe dhimbjen e shkaktuar nga partneri tradhtar, do të thotë se marrëdhënia e tyre, martesa, ka ende mundësi për të mbijetuar. Psikologët dhe statistikat tregojnë se mënyra më e mirë për të kaluar mbi tradhtinë është terapia në çift, në dy.
3 shenjat kryesore të cilat tregojnë se partnerin të tradhton
Specialistët në psikologji dhe terapi relative në çift, kanë arritur në konkluzionin se ekzistojnë 3 tregues të cilët janë të pranishëm pothuajse gjithmonë në rastet e tradhtisë të bëra nga meshkujt. Kështu, burrat të cilët tradhtojnë kanë tendencë të kushtojnë më shumë vëmendje për pamjen fizike, të kujdesen më shumë, dhe nga ana tjetër, kritikojnë më shpesh bashkëshortet e tyre, por edhe i ofrojnë shpesh dhurata pa një arsye të veçantë. Kur kritikat janë të shpeshta në një lidhje, për më tepër kur vijnë nga ana e atij që tradhton, kjo do të thotë se ky i fundit përpiqet, në një mënyrë më pak ose më shumë të vetëdijshme, të hedhë ndjenjën e fajësisë mbi besnikërisë e tjetrit, duke u munduar të pajtojë ndërgjegjen e vet dhe ndjenjën e fajësisë, e cila nuk i lë të qetë.
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...