Google ADS

Vizita e Zaevit në shtëpinë e Haradinajt, kapitull i ri i raporteve Kosovë – Maqedoni?

17:17 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në shtëpinë e tij homologun maqedonas, Zoran Zaev dhe gruan e tij, Zorica.

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, shkruante mbrëmë Haradinaj në Facebook.

Vizita e parë e Zaevit më 12 dhjetor në Kosovë, njëherit edhe vizita e parë zyrtare e një kryeministri maqedonas në vendin tonë, së bashku me vizitën e mbrëmshme në shtëpinë e Haradinajt, shënojnë një kapitull të ri të marrëdhënieve mes Kosovës dhe shtetit fqinj, Maqedonisë, shkruan lajmi.net.

Ani pse gjatë mbrëmjës së djeshme u fol se kjo vizitë mund të ketë edhe prapavijë politike, një gjë e tillë është mohuar nga këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

Ai për lajmi.net ka thënë se vizita e Zaevit në shtëpinë e Haradinajt ishte krejtësisht private dhe familjare.

“Jo, vizita e Zaevit në shtëpinë e Haradinajt kishte krejtësisht karakter privat dhe familjar”, deklaroi Matoshi për lajmi.net.

Mirëpo qasje të njëjtë dhe aspak të ngjashme nuk kishte paraardhësi i Zaevit, Nikolla Gruevski.

Gruevski madje kishte dalë hapur edhe kundër Ligjit të Gjuhëve, ligj ky që zyrtarizonte gjuhën shqipe në Maqedoni.

Madje kundërshtimi i tij për miratimin e këtij ligji gati sa nuk kishte eskaluar në dhunë fizike mes tij dhe kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferit.

Në anën tjetër, vizita e Zaevit në Kosovë më 12 dhjetor dhe takimi i tij me liderët shtetërorë të Kosovës kishte konfirmuar mbështetjen e qeverisë maqedonase në proceset integruese të Kosovës, atë në UNESCO dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, ku edhe mori vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme