Mario Balotelli do të largohet nga skuadra franceze Nice.
Sulmuesi italian këtë gjë tanimë ia ka konfirmuar klubit francez që do të largohet në fund të sezonit.
Super Marios do t’i skadojë kontrata me Nicen dhe do të largohet si futbollistë i lirë nga Ligue 1.
E ardhmja e tij lidhet me kampionatin italian Serie A, transmeton telegrafi.
Por së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund.
Trajneri aktual i Nice, Luciane Favre është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Dortmundit.
Në shtetin gjerman kanë shkruar se në rast se Favre merr drejtimin e Dortmundit ka kërkuar transferimin e Balotellit.
Gjithsesi gara për lojtarin është e madhe pasi për të interesohen edhe Roma, Juventus, Inter dhe Napoli.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”