Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka hapur konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet kjo ministri, duke shtuar se konkursi është hapur dy ditë më parë, më 08 maj 2018.
Me këtë rast, MPB inkurajon të gjithë aplikuesit, femra dhe meshkuj, të të gjitha etnive të aplikojnë për këtë pozitë.
“Konkursi për pozitën e punës: Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është shpallur me datë 08.05.2018. Ministria e Punëve të Brendshme i shërben gjithë popullit të Kosovës. MPB inkurajon aplikuesit, femra dhe meshkuj dhe pa dyshim inkurajon të gjitha grupet etnike minoritare në Kosovë që të aplikojnë në këtë pozitë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas “Ligjit për Policinë”, Neni 37, kandidati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm përzgjidhet dhe propozohet nga komisioni, i cili themelohet nga ministri.
Pastaj, komisioni i propozon ministrit kandidatët për emërim në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërsa ministri në njërën nga mbledhjet e Qeverisë i propozon kandidatin Qeverisë për këtë pozitë ndërkaq kjo e fundit i rekomandon kryeministrit kandidatin potencial.
Si përfundim, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e emëron kryeministri.
Ndërkaq, sipas këtij ligji në Nenin 38 janë të përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm:
Kriteret për përzgjedhje dhe emërim të Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zëvendësdrejtorëve të Përgjithshëm janë:
Duhet cekur se mandati i drejtorit të përgjithshëm është prej 5 vjetësh, me mundësi vazhdimi.
Avancohet statusi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Begaj falënderoi Erdogan për ndihmën ndaj shqiptarëve dhe Ko...
Rama: Turqia ishte e para që njohu Kosovën, ajo është mikja ...
Real Madridi merr një lajm të keq, shtyhet data e kthimit të...
Dronë kamikazë nga Turqia/ Rama: Fuqizojmë industrinë ushtar...
“Shqipëria partner strategjik”, Erdogan në Tiranë: Jam në ve...