Gratë shtatzëna janë më të diskriminuarat në Maqedoni, në vendin e punës

15:55 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Gratë shtatzëna të punësuara me orar të caktuar kanë dorëzuar më shumë ankesa në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, pasi që janë larguar nga pune, në momentin që punëdhënësi ka kuptuar shtatzaninë e tyre.

Nena Nenovska-Gjorgjievska, anëtare e Komisionit, thotë se ligji nuk u jep kompetenca për të ndërmarrë hapa të caktuar për rastet e këtilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, 41% e ankesave për këtë vit, janë të sferës së punës dhe marrëdhënieve të punës, pastaj 25% e ankesave janë për pengesa në qasje të të mirave shërbimeve, 22% e ankesave janë për media dhe informim publik, 14% e ankesave janë për arsim, shkencë dhe sport, si dhe 10% e ankesave janë për sigurinë sociale, aspektin e pensioneve, mbrojtjen sociale, sigurinë dhe mbrojtjen shëndetësore.

Vitin e kaluar janë dorëzuar 59 ankesa për diskriminim nga qytetarët, personat juridik, organizatat qytetare, etj. Nga ky numër, 18% janë për përkatësi etnike, 17% janë për përkatësi politike, 16% janë për gjendje shëndetësore, orientim seksual dhe identitet gjinor, nga 7% janë për prejardhje sociale dhe arsim.

Në vitin e kaluar, Komisioni miratoi 84 mendime. Në 19 raste u konstatua diskriminim, kurse në 29 raste tjera nuk është konstatuar diskriminim. Për 31 raste nuk është proceduar asgjë, pasi që Komisioni nuk ka patur kompetenca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme