Babai i Nabil Fekir insiston se mesfushori i Lyonit nuk është takuar me trajnerin Jurgen Klopp dhe pretendon që djali i tij nuk ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Liverpoolit këtë verë.
Të dielën e kaluar, raportet në Francë pretenduan që Liverpooli ka arritur një marrëveshje prej 62 milionë funta për të nënshkruar me 24-vjeçarin me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.Fekir është thënë gjithashtu se është takuar gjithashtu me Kloppin për të diskutuar transferimin në Anfield këtë verë. Por, babai i Fekirit, Mohamed insiston se Liverpooli nuk ka ndonjë marrëveshje me Lyonin.
“Nabil në Liverpool, kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Mohamed. “Kam dëgjuar që ka pasur marrëveshje dhe gjëra të tilla, isha i befasuar”
“Unë mund të mohoj këto raporte tani, nuk është e vërtetë. Përndryshe, Nabil do më kishte treguar mua, ne jemi shumë të afërt me njërin tjetrin”
“Mund t’iu garantoj se ai nuk është takuar asnjëherë me Kloppin”
“Ëndrra e tij është të luaj në Ligë të Kampionëve me klubin e tij të fëmijërisë”
Fekir ka realizuar 22 gola brenda të gjitha kompeticioneve për Lynonin brenda këtij sezoni si dhe ka krijuar shtatë asistime./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...