Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Bordin e Grupit të Grave Deputete, në përbërje: Mexhide Mjaku –Topalli, TeutaHaxhiu, Lirije Kajtazi, Besa Baftiu, Saranda Bogujevci dhe Jasmina Zhivkoviq.
Kryeparlamentari Veseli, pasi uroi deputeten Mexhide Mjaku – Topalli për zgjedhjen e saj në krye të GGD-së, theksoi se është i njoftuar me punën e mirë që po bën ky grup.
Veseli përgëzoi gratë deputete për angazhimin e tyre të pareshtur në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas në shoqëri, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij të gjithanshme në këto angazhime.
“Unë do të përkrah GGD-në në çdo iniciativë për përmirësimin e pozitës së gruas dhedo të interesohem t’ju sigurohet mbështetja e nevojshme për mbarëvajtjen e angazhimeve të GGD-së”, theksoi kryetari Veseli.
Deputetet, nga ana e tyre, falënderuar kryetarin për pritjen, kërkuan që gratë të jenë të përfshira më shumë në trupa të Kuvendit, delegacione, grupe punuese etj.
Kryetarja e Bordit të GGD-së, Mexhide Mjaku –Topalli, njoftoi kryetarin Veseli për punën e GGD-së, si grup gjithëpërfshirës, i cili do të vazhdojë të punojë për
fuqizimin e rolit të gruas në përfshirjen e perspektivës gjinore në legjislacion dhe politikë në përgjithësi. Ajo përmendi edhe nevojën për përkrahje nga Kuvendi për Grupin e Grave Deputete në projektet e këtij grupi, por edhe në sigurimin e stafit të përhershëm mbështetës. Topalli – Mjaku theksoi rëndësinë që në Rregullore të Kuvendit të sigurohet përkrahje për GGD-në. /Arbresh.info
Xheneta tregon sa e afërt është me njerkën e saj
Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Aguero tregon tri ekipet favorite që mund ta fitojnë Ligën e...
Çeku: Festivali i Këngës tregoi se jemi gati për Eurovision
Katër persona goditen nga vetura në Mitrovicë – mes tyre dy ...
Për nëntë muaj, 122 policë ishin “viktimë” e dhunës së qytet...