Google ADS

Nesër mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Podujevës

14:20 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 11 maj 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Podujevës.

Takimi mbahet në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Podujevës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Doruntinë Maloku-Kastrati, Zenun Pajaziti Saranda Bogujevci, Salih Salihu dhe Enver Hoti. ​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme