Lidhur në bllokimin e rrugës Hani i Elezit Kaqanikë, përfaqsuesi nga Bektel Enka Riyadh Alkazau, tha qe janë duke kryer punë në mënyrë që të dinë se deri ku mund të shkojnë rreshqitjet e dheut në këtë pjesë.
“Ne do e ndihmojmë Ministrinë, kemi filluar shpimet për të parë se ku janë problemet kemi shpuar rreth 15 metra .Ndërsa mund të shkojmë deri në 20 metra dhe do të shohim deri ku do të shkoj rrëshqitja dhe pastaj do të shohim se ku qëndron problemi”, ka thënë ai.
Ndërsa Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se do të shiqojnë të gjitha vendet ku mund të ketë rrezik të rrëshqitjes së dheut dhe do të ndërrmarrin masa.
” Kemi ardhur për të parë se deri ku kanë shkuar punët dhe të marrim informata se ku po qëndron problemi për rrëshqitje. Ne i kemi ndërprerë qarkullimin në këtë pjesë vetëm që të evulojmë rrezikun për qytetarët që qarkullojnë në këtë pjesë. E falenderojmë Bektel Enken që ka shprehur gatishmërinë që të na ndihmoj për të parë se deri ku mund të shkoj rrëshqiitjet e dheut. Nuk e dijmë se deri kur do të jetë e bllokuar kjo rrugë, varëaisht se sa do të zgjasin punime”, ka thënë ai
Sipas tij deri tani nuk e dinë ende se pse po vjen deri të rrëshqitja e dheut në këtë pjesë.
“Është e vertetë që ky vend në vazhdimsi ka pasur rrëshqitje të gurve në këtë pjesë prandaj edhe kemi marr masa që sa më herët të ndërrmarrim diçka vetëm që më mos të ketë rreziqe për ata që e frekuentojën këtë rrugë”, ka thënë ai. /Arbresh.info
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...