Xherdan Shaqiri raportohet se do të largohet nga Stoke City pasi rënia e tyre nga Premierë Ligë tani është konfirmuar, por a do të jetë Evertoni destinacioni i tij i ardhshëm?
Vetëm një javë para përfundimit të sezonit në Premierë Ligë, Stoke City është konfirmuar si skuadra e parë që do të largohet nga kampionati më i madh në Angli, transmeton portali arbresh.info.
Disfata 2 me 1 në shtëpi kundër Crystal Palaces të shtunën e kaluar i dha fund dhjetë viteve të “Potters” në Premierë Ligë dhe sigurisht i hapi rrugën për largim Xherdan Shaqirit këtë verë.Gazeta zvicerane ‘Blick’ raporton që Shaqiri do të luaj ndeshjen e tij të fundit për klubin kundër Swanseas në ditën e fundit të sezonit të Premierë Ligës të dielën e ardhshëm.
Ajo që është interesante rreth këtij raporti është se anësori shqiptar thuhet se do të jetë në dispozicion për një tarifë jashtëzakonisht të vogël prej 12 milionë funta.
Evertoni, të cilin ‘Blick’ e vlerëson si favorit në garën për të nënshkruar me Shaqirin këtë verë, mund të vendos me lehtësi për të siguruar shërbimet e tij në Goodison Park./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...