Shkodran Mustafi nuk luan në Kampionatin Botëror?

12:00 | 10 Maj 2018
Arbresh Info

Shkodran Mustafi ka pranuar se nuk pret të jetë pjesë e skuadrës së Gjermanisë për Kampionatin Botëror.

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit e pranon se ka pasur një sezon të çrregullt te klubi në Emirates, andaj nuk beson se mund të merr ftesë nga trajneri i Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk pres aq. Sigurisht, do doja të jem aty”, ka thënë Mustafi për ‘Bild’.

Sidoqoftë, mbrojtësi qendror thotë se nuk mund ta akuzoj trajnerin Joachim Low për injorimin ndaj tij.

“Ai ka thënë se vazhdon të më shikoj mua. Ai së shpejti do të vijë në Londër dhe do të flas me mua”

Mustafi ka shënuar tri gola brenda 26 paraqitjeve këtë sezon te “Topçinjtë”./arbresh.info/

Të ngjashme