Google ADS

Kafja të zgjat jetën

12:34 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Janë dy studime të ndryshme që dalin në të njëjtin përfundim: Konsumi i kafes të zgjat jetën.

Pasojat e pijes më të përhapur në mbarë botën mbi shëndetin e njeriut kanë qenë objekt debatesh për shekuj të tërë. Shkaktarja kryesore e polemikave, kafeina, është fajësuar për rritje të presionit të gjakut, shtim të rrezikut për atak kardiak tek të rinjtë, pagjumësi e me raste edhe mostretje.

Por vetëm njëri prej dy studimeve të fundit ka marrë nën vëzhgim mbi 520.000 persona në 10 shtete europiane, çka e kthen në kërkimin më të madh të realizuar mbi kafenë e vdekshmërinë dhe përfundimi i tij ishte se pija, nga e cila shumëkush e ka te vështirë të heqë dorë, jo vetëm nuk ndikon për keq, por përkundrazi e rrit jetëgjatësinë.

Studimi i dyte ishte më i përmbledhur e u fokusua tek popullata jo e bardhë. Pasi mbikëqyrën më shumë se 185,000 Afrikano-amerikane, indianë të Amerikës, hauajane, latine dhe të bardhe, hartuesit e tij deklaruan se kafeja e zgjat jetën edhe mes racave të ndryshme.

Personat që pijnë dy deri në katër kafe në dite e kishin të reduktuar me 18% rrezikun e vdekjes krahasuar me ata që nuk e konsumojnë. “Të mos harrojmë”- thotë një nga autoret, Veronica Wendy Setiawan,- “se ne vëzhguam njerëz me zakone dhe stile të ndryshme jetese, dhe përfundimi ishte i njëjtë”.

Është kafeja vetë që e ka këtë efekt, sipas kërkuesit tjetër, Marc Gunter, dhe jo mënyra sesi përgatitet. Studimi tregon se kafeja përmban elemente me karakteristika neuroprotektive dhe anti-inflamatore të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e disa sëmundjeve siç është për shembull parkinsoni, ndërsa ndihmon nga ana tjetër dhe kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme