Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Gjermanisë, Michael Roth deklaroi në Shkup se Prokuroria Speciale Publike (PSP) duhet patjetër të vazhdojë me punë.
Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë SPS-ja të integrohet brenda sistemit të rregullt gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Roth tha se pa mbështetje publike, ky proces nuk do të jetë i suksesshëm për të dy palët.
Në lidhje me çështjen e emrit, Roth tha se zgjidhja duhet të ndodh këtë vit, duke shtuar se kjo mund të arrihet, pasi që të dy palët kanë shprehur vullnet, kurse ndërmjetësi Nimetz luan rolin kyç.
Sipas tij, të dy qeveritë janë konstruktive dhe fleksibile.
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...