Google ADS

“Pa shpresa për finale të Ligës së Kampionëve” – Tifozët e Real Madridit besojnë se do mposhten nga Liverpooli

11:08 | 10 Maj 2018
Arbresh Info

Tifozët e Real Madridit kanë frikë që Liverpooli mund t’i mposhtë ata në finale të Ligës së Kampionëve pas disfatës së pësuar ndaj Sevillas mbrëmjen e kaluar.

Real Madridi u mposhtë me rezultat 3 me 2 ndaj Sevillas dhe tani ata besohet se mund të humbin edhe finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në rast se janë në mungesë të Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht se shënuan gol përmes Sergio Ramos nga penaltia në minutat shtesë të ndeshjes, Real Madridi pësoi një tjetër disfatë në La Liga.

Skuadra e Zinedine Zidanes ishte në mungesë të një numri të madh yjesh si Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Gareth Bale dhe performanca e tyre nuk ishte në nivel të duhur në mungesë të lojtarëve kryesor të skuadrës.Ronaldo ishte larguar nga fusha në pjesën e dytë të El Clasicos në vikend kundër Barcelonës që përfundoi me rezultat 2 me 2.

‘Daily Star’ raportoi mbrëmjen e kaluar se lëndimi i Ronaldos duket të jetë më i rëndë seç u tha fillimisht dhe syperylli tani mund të jetë në dyshime për finalen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

Lajmi që njëri nga golashënuesit më të mirë në botë mund të mos jetë në gjendje për të luajtur në kompeticionin më të madh për klube në mënyrë të pashmangshme do të duket si muzikë në veshët e tifozëve të Liverpoolit.

Tifozët e Real Madridit kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur që në mungesë të Ronaldos në Kiev në fund të këtij muaji ata mund të mposhten nga Liverpoli./arbresh.info/

https://twitter.com/LopezTVOfficial/status/994310825975394304

https://twitter.com/princeslime95/status/994314429037793280

https://twitter.com/CharlzDogo/status/994324101987753984

https://twitter.com/0900_78601/status/994326314676051969

https://twitter.com/Engr_Sohail_A/status/994326648916004866

https://twitter.com/CristianoScores/status/994327038537252864

https://twitter.com/JordanHarris97/status/994327384055828480

Të ngjashme