Presidenti Trump bëri publike të martën vendimin e tërheqjes nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit.
Ai kishte kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015, për shkak se nuk ajo trajton programin e raketave balistike të Iranit ose rolin e tij në luftërat në Siri dhe në Jemen.
Për më tepër, marrëveshja nuk e pengon përgjithmonë Teheranin nga zhvillimi i armëve bërthamore. Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar se një tërheqje e SHBA-së nga ky pakt do të hidhte në erë vitet e punës që çuan dhe mbështetën një marrëveshje të rëndësishme, që e ka frenuar Iranin nga prodhimi i armës bërthamore.
Ky vendim mund të rrisë tensionet në një rajon të copëtuar me konflikte të ndërlidhura, duke përfshirë konfliktin shumështresor në Siri, ku prania e Iranit e ka sjellë atë pranë konfliktit me Izraelin. Ai do të ndikojë gjithashtu në tregjet e naftës, për shkak të rolit të Iranit si një eksportues i madh. “Kjo marrëveshje është një faktor paqeje dhe stabiliteti në një rajon tejet shpërthyes”- u shpreh ministrja franceze e Mbrojtjes, Florens Parl, për radion RTL. Irani tha se pavarësisht se çfarë ndodh ekonomia e tij nuk do të dëmtohet, transmeton “Zeri.info”.
Megjithatë monedha e tij, riali, ishte pranë nivelit më të ulët historik përkundrejt dollarit në tregun e lirë valutor teksa iranianët u përpoqën të blinin monedha të forta, duke pasur frikë nga trazirat financiare, nëse Trump siluron marrëveshjen.
“Jemi ose jo nën sanksione, ne duhet të mbahemi mbi këmbët tona. Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh së fundmi presidenti iranian Ruhani. Ndërkohë, një zyrtar i lartë i SHBA-së pranë procesit tha se Franca, Gjermania dhe Britania kishin lëvizur ndjeshëm për të adresuar shqetësimet e Trumpit mbi programin e raketave balistike, kushtet nën të cilat inspektorët ndërkombëtarë do të vizitojnë bazat e dyshuara iraniane dhe klauzolat nën të cilat skadojnë afatet e marrëveshjes. Por nuk ishte e qartë nëse këto përpjekje të fundit kishin bërë përparime të mjaftueshme për ta bindur Trumpin që të vazhdonte t’i qëndronte paktit. Një zyrtar i lartë francez u shfaq mosbesues se një takim të mundshëm mund të ndryshonte mendjen e Trumpit apo të evropianëve.
Marrëveshja e Iranit, e negociuar gjatë administratës së paraardhësit demokrat të Trumpit, Barak Obama, lehtësoi sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të zotimit të Teheranit për të kufizuar programin e tij bërthamor. Irani ka thënë se nuk do ta rinegociojë marrëveshjen dhe kërcënon të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara largohen nga pakti, ndonëse nuk ka dhënë detaje se si do ta bëjë këtë.
Diplomatët dhe ekspertët ushtarakë thonë se Teherani mund të kërkojë të rifillojë programin e armëve bërthamore ose të rrisë përfshirjen e saj ushtarake në Irak, në Siri, në Jemen dhe në Liban. Kremlini tha të martën se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit do të kishte pasoja të dëmshme.
Ruhani sugjeroi të hënën se Irani mund të mbetet në Marrëveshjen Bërthamore edhe nëse Trump e braktis atë dhe vendos sanksione. Por ai paralajmëroi gjithashtu, se Teherani do t’i rezistonte ashpër përpjekjeve të SHBA-së për të kufizuar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme. Besohet gjerësisht se Izraeli mund të jetë i vetmi shtet i armatosur në Lindjen e Mesme, megjithëse as nuk e konfirmon dhe as e mohon zotërimin e armëve bërthamore.
Tregjet financiare po vëzhgojnë gjithashtu nga afër vendimin e Trumpit. Të martën çmimi i naftës u rrit, teksa investitorët po prisnin deklaratën e Trumpit. Ekonomistët brenda dhe jashtë Iranit thanë se riali ishte duke u ndikuar nga kërkesa e madhe për dollarë midis iranianëve, që kishin frikë se një tërheqje e SHBA-së nga marrëveshja do të çonte në rifillimin e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Teheranit, duke i penguar vendet e tjera në Evropë dhe në Azi të zhvillonin lidhje biznesi me këtë vend.
Ambasadori i SHBA-së në Berlin fton kompanitë gjermane të tërhiqen nga Irani
Menjëherë pasi i paraqiti letrat kredenciale presidentit gjerman, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, u kërkoi kompanive gjermane të fillojnë të largohen nga Irani.
Grenell shkroi në “Twitter” se, sanksionet amerikane do të kenë në objektiv sektorë të rëndësishëm të ekonomisë iraniane e se kompanitë gjermane që kanë aktivitete biznesi në Iran duhet të fillojnë t’u japin fund menjëherë operacioneve. Bizneset që e vazhdojnë aktivitetin e tyre në Iran mund të bëhen objekt i ndëshkimeve me gjoba.
Gjermania është një prej shteteve nënshkruese të Marrëveshjes me Iranin dhe kancelarja Angela Merkel mendon se Shtetet e Bashkuara nuk duhej të ishin tërhequr nga marrëveshja.
Reagimi i parlamentit iranian
Menjëherë pasi Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja Bërthamore, politikanët iranianë, deputetë e ministra nisën të thërrisnin në kor “vdekje Amerikës” dhe dogjën flamuj amerikanë në parlamentin e vendit. Protesta plot tension erdhi pasi kreu i parlamentit, Ali Larijani, u tall me presidentin amerikan duke thënë: “Trump nuk ka kapacitete mendore për t’u përballur me këtë çështje”.
Ndërkohë, një ligjvënës i shquar iranian paralajmëroi se ministrat ishin përgatitur të rrisnin shpenzimet për programin e raketave balistike të vendit. Kreu i komitetit parlamentar për Sigurinë Kombëtare dhe Politikat e Jashtme në Iran, Alaeddin Boroujerdi, pas tërheqjes së Trumpit nga traktati bërthamor deklaroi se “pavarësisht vendimit të Amerikës, programi iranian i raketave nuk ka për të ndryshuar”.
Pakti i vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), mori vite të tëra mundimesh për t’u hartuar dhe detyroi vendin e Lindjes së Mesme të binte dakord mbi reduktimin e stoqeve të uraniumit të pasuruar me 98 për qind.
Trumpit presidenti iranian Hassan Rouhani i është kundërpërgjigjur menjëherë me një konferencë sfiduese për shtyp në Teheran. “Kam urdhëruar Organizatën për Energjinë Bërthamore të Iranit të përgatitet për nisjen e pasurimit të uraniumit në nivele industriale.
Ne do të presim vetëm pak javë dhe të flasim me aleatët dhe miqtë tanë, por edhe ata që u angazhuan në paktin JCPOA. Gjithçka varet nga interesat tona kombëtare”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...