Google ADS

Ariana Grande ndahet nga i dashuri i saj

10:45 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Ariana Grande dhe i dashuri i saj Mac Miller i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 21 muajsh së bashku.

Ata janë ndarë pak para përvjetorit të parë të sulmit terrorist në koncertin e Arianas në Manchester ku mbetën të vrarë 22 të rinj, transmeton Arbresh.info.

Reperi Mac, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm McCormick ishte pjesë e ekipit të koncertit “One Love Manchester” që u mbajt në qershor të vitit të kaluar, pas sulmit terrorist në kujtim të viktimave të tij.

Ai madje ishte shfaqur në skenë derisa Ariana po këndonte e mbushur në lot për këto viktima./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme