Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vendosur për të lansuar ‘Striker Force 7’, një seri e animuar me një superhero ku roli kryesor luhet nga vet lojtari.
Të mërkurën, ‘TMZ Sport’ siguroi një deklaratë nga Ronaldo, i cili bartë fanellën me numër 7 te ‘Los Blancos’, rreth këtij projekti, transmeton portali arbresh.info.
“Në të njëjtën mënyrë se si sporti bashkon kulturat dhe njerëzit rreth botës, unë besoj se karakteret e animuar dhe heronjtë mund ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë ai. “Kjo është arsyeja pse unë jam i ngazëllyer për të sjell së bashku këtë pasion të futbollit me superheronjët përmes këtij projekti që do ta ndaj me tifozët”
Ronaldo thuhet se është duke punuar me produksionin ‘Graphic India’ dhe ‘VMS Communications’ për të sjell karakteret në një numër platformash, përfshirë në animacione komike, publikime, lojëra dhe përmbajtje digjitale.
Ende nuk ka ndonjë njoftim rreth datës zyrtare të publikimit./arbresh.info/
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...