Google ADS

Me precedentë penal, 35-vjeçari në Shkodër i shpëton atentatit

09:49 | 10 Maj 2018
A. B.

Një 35-vjeçar u plagos mbrëmjen e të mërkurës në Grudë të Re të Shkodrës. Gj. G., 35 vjeç u qëllua me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

Ai ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr mjekimin e nevojshëm, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia bën të ditur se janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar por “nuk jepen të dhëna të tjera për shkak të hetimeve”, thuhet në njoftim.

Mësohet se autorët dhe i plagosuri janë persona me precedentë penalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme