Kalon sot në ‘sitën’ e Vettingut gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho

09:28 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Në sitën e vettingut sot do të kalojë gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Trupi Gjykues përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Pas përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar për këtë subjekt të ligjit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të paraqesë gjetjet e tij lidhur me pasurinë e gjyqtares Xhaxho, integritetin e saj dhe aftësitë profesionale.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme