Një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Mustafa kishte rrëzuar përfundimisht LDK- në nga pushteti. Rënia e Qeverisë kishte ndodhur sot një vit, këtë e ka përkujtuar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj. Mocioni i mosbesimit është përgatitur nga partia e pabesë, PDK-ja, thotë Gecaj.
“Ne tani udhëhiqemi nga qeveria më e keqe dhe më e mbrapsht që Kosova ka pasur ndonjëherë, nga qeveria e “komandantëve”, e cila në fakt është vetëm një replikë e stërkequr e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK) së pasluftës, pra është QPK II”, shkruan ai.
Statusi i tij i plotë në FB:
Mocioni i cili solli në pushtet QPK II
Sot një vit u bënë bashkë të gjithë kundër partisë së pakompromis ndaj shtetndërtimit. Pra, secila parti në mënyrën e vet dhe me arsyetimet e tyre sipërfaqësore dhe fiktive u ngritën kundër partisë së vetme shtetformuese në këtë vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të përmbysur qeverinë më të mirë të cilën ky vend e kishte pasur ndonjëherë. Edhe pse formalisht e iniciuar nga një parti minore parlamentare, NISMA, iniciativa në të vërtetë ishte konspiruar dhe përgatitur kryekëput nga partia tanimë sinonim i pabesisë në vendin tonë, Partia Demokratike e Kosovës. PDK kishte përfunduar se rrumbullaksimi i mandatit të Qeverisë Mustafa do të nxirrte padiskutim LDK-në si partinë e parë në vend dhe do të dërgonte PDK-në për një kohë të gjatë në opozitë. Kjo i kishte futur frikën në palcë kësaj partie, e cila, për të ruajtur pozicionet e tyre të “kapjes” së shtetit, ishte dhe vazhdon të jetë në gjendje të bashkëpunoj edhe me “dreqin” për hir të zvarritjes rreth e përreth pushtetit me çdo kusht dhe në çdo mënyrë. LVV, AAK dhe NISMA edhe ashtu e kishin “kallë” Kosovën flakë për të ardhur në pushtet, andaj nuk hezituan as një minutë t’i bashkohen në këtë aventurë partisë të cilën e kishin kundërshtuar me aq zell dhe për aq shumë vite. Natyrisht që Listës Serbe dhe Aleksandar Vuçiqit gjithashtu i konvenonte ndonjë konstelacion keqbërësish dhe injorantësh, sepse kështu do të mund të shtynin para më lehtë agjendën e tyre shtetshkatërruese ndaj vendit tonë. Atë të cilën e kishim paralajmëruar para mocionit, sot është bërë realitet i hidhur. Ne tani udhëhiqemi nga qeveria më e keqe dhe më e mbrapsht që Kosova ka pasur ndonjëherë, nga qeveria e “komandantëve”, e cila në fakt është vetëm një replikë e stërkequr e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK) së pasluftës, pra është QPK II.
Reali i reziston sulmeve të Liverpoolit në pjesën e parë
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut