Zgjedhjet në Malajzi: Partia më e madhe në vend pëson dështim pas 60 vite në pushtet
Kryeministri në detyrë në Malajzi e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve duke shënuar herën e parë që partia e tij humbet në 60 vitet e fundit, transmeton arbresh.info.
Sipas kryeministrit në detyrë Najib Razak, është realizuar vullneti i popullit.
“Unë dhe njerëzit e mi e pranojmë vendimin e njerëzve” ka thënë Najib në intervistën e parë pas zgjedhjeve.
Ai ka shtuar që Fronti Nacional, i cili e ka udhëhequr vendin për 60 vite, do t’i respektojë rregullat e demokracisë edhe në Parlament.
Nga ky çast I takon mbretit që të vendos se kë ta lërë në krye.
Sipas kryeministrit aktual njerëzit nuk duhet të shqetësohen dhe duhet t’i besojnë mbretit që ta bëjë zgjedhjen më të mirë për ta./Arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...