Sipas Filippe Luis, Antoine Griezmann do të ishte një blerje e “lirë” për 100 milionë euro.
Griezmann është duke u përfolur për transferim te Barcelona në fund të sezonit, megjithëse përpjekjet nga kampioni në La Liga për transferimin e tij kanë zemëruar Atleticon, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Francës raportohet të ketë një klauzolë të blerjes prej 100 milionë euro në kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2022.
Filipe Luis beson që nëse Griezmann largohet për atë çmim – që do të ishte i gjashti radhazi më i madhi në histori – do të ishte jashtëzakonisht befasues.
“Griezmann për 100 milionë euro është lirë, kjo është e vërteta”, ka thënë ai në një konferencë për media. “Kjo nuk do të ketë ndikim tek ai sepse ne nuk jemi duke menduar për këtë. Nëse ai shkon, kjo do të ndodhë pas finales së Evropa Ligës dhe të gjithë duan ta fitojnë atë. Gjërat e tjera ndodhin pas kësaj”
“Ai është i lirë dhe nëse kjo përfundon mirë, do të ishte edhe më i mirë. Klubi ka shfaqur shumë gjëra, por nuk është vetëm Griezmann”
“Ai ka qenë lojtari më vendimtar i këtij sezoni, por ne i kemi ndihmuar atij të bëhet ashtu. Ne duam që ai të vazhdoj, por ajo që ndodh pas finales nuk ka lidhje me këtë”
Griezmann ka shënuar 27 gola brenda të gjitha kompeticioneve për Atleticon këtë sezon./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...