Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se klubi vendos për të ardhmen e portierit Gianluigi Donnarumma.
Donnarumma nënshkroi kontratë të re vitin e kaluar duke vazhduar qëndrimin në klub të paktën deri në vitin 2021, por e ardhmja e 19-vjeçarit nuk është e sigurt derisa Milani po vëzhgon situatën e Pepe Reinas te Napoli, transmeton portali arbresh.info.Dëshira e Mino Raiolas për të parë klientin e tij duke u larguar nga Milani ka ngritur gjithashtu tensione ndërmjet agjentit dhe klubit.
“Në këtë moment Donnarumma është një portier i Milanit, e gjithë pjesa tjetër i takon klubit”, ka thënë Gattuso pas disfatës 4 me 0 ndaj Juves në finalen e Kupës së Italisë.
“Unë jam një trajner, e gjitha që bëjë është të stërvis lojtarët që kam në dispozicion. Për aq sa jam në dijeni, Donnarumma është njëri nga portierët më të rëndësishëm në botë”
“Varet nga klubi për të vendosur se çfarë do të bëjë më pas”
Donnarumma nuk ka munguar në asnjë ndeshje në Serie A këtë sezon duke bërë 36 paraqitje brenda të cilave ka pranuar 40 gola./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...