Dua Lipa ka pak kohë që është bërë e njohur, por fansat e saj janë të panumërt dhe nga të gjitha vendet e botës. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka fituar zemrën e njerëzve në gjithë botën falë talentit të saj në muzikë.
Dhe kur fansat janë të flaktë si ata të Dua-s çfarë s`mund të presësh.
Së fundmi, Dua ka qenë e pranishme në një koncert në Azi dhe fansat kanë gjetur mënyrën më origjinale për ta surprizuar. Dukagjin Lipa, i ati i këngëtares, ka postuar në Instagram një foto, ku fansat mbanin në dorë pankarta ku shkruhej: “I dua you”. Ai e kishte shoqëruar foton me shkrimin: “Kur dashuria ka kuptim në çdo gjuhë. ‘I dua you’ – një dedikim nga fansat.” Po ashtu, Dukagjin Lipa kishte përdorur si hashtag fjalët dashuri dhe shqiptar.
https://www.instagram.com/p/Bijo6eOlK4f/?taken-by=dukagjinlipa
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...