Gjykata Federale e Zvicrës ka dënuar një menaxher të një ndërmarrjeje pasi që ai në ndërmarrjen e tij kishte punësuar në mënyrë ilegale vëllain.
Ngjarja ka ndodhur në qarkun e Badenit, Kantoni Aargau.
Në këtë rast ishte interesante sipas trupit gjykues se ai asnjëherë nuk ishte shtruar pyetja rreth ndërrimit të shtetësisë nga ajo kosovare në sllovene.
Sidoqoftë, autoritetet më vonë zbuluan se dokumentet e tij sllovene kishin qenë të falsifikuara.
Udhëheqësi i ndërmarrjes i cili kishte punësuar vëllain, i pyetur nëse në një raport kaq të ngushtë familjar duhej të ishte interesuar rreth statusit të vëllait, është përgjigjur shkurt: jo.
Por Gjykata Federale nuk i ka besuar dhe për këtë arsye e ka dënuar atë me kusht me gjobë prej 64 njësish ditore nga 50 franga.
Me këtë vendim, gjykata më e lartë e Zvicrës ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau dhe asaj të qarkut, të Badenit, kundër të cilave i dënuari kishte bërë ankesë.
Sipas Gjykatës Federale, punëdhënësi është dashur të dinte së paku faktin se vëllai i tij nuk ka përkatësi shtetërore sllovene.
Ky i fundit, nga ana tjetër, falë pasaportës sllovene (si shtet i BE-së) kishte fituar nga Zyra për Migracion e Cyrihut të drejtën e qëndrimi në Zvicër.
Dhe, siç dihet, një leje e tillë qëndrimi u mundëson shtetasve të vendeve të BE-së të drejtën e punës në Zvicër.
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...